Lajme

Pagat në Ballkanin Perëndimor, shqiptarët paguhen më pak se qytetarët e tjerë të rajonit

Paga mesatare në Shqipëri është më e ulët se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor. Ajo çka merr një shqiptar është më pak se ajo që merr një qytetar në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinë, e madje Kosovë.

Edhe paga minimale, një tjetër tregues i rëndësishëm i nivelit të jetesës, në Shqipëri është më e ulëta në Rajon, duke lënë pas vetëm Kosovën. Diferenca me Serbinë në pagën minimale i kalon 120 euro. Por çfarë tregojnë dhe si ndikojnë pagat e ulëta në ekonominë e vendit?

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Rritja e pagave është një ndër synimet kryesore të qeverisë në programin për 4 vitet e ardhshme. Qeveria synon që brenda këtij mandati të tretë, paga mesatare të rritet me 25 për qind, nxitur kryesisht nga administrata që do të marrë një rritje prej 40 për qind për mësuesit, mjekët e infermierët dhe 30% për pjesën tjetër.

Po sa e mundur është kjo për ekspertë të ekonomisë?

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Sipas të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, shqiptarët janë populli më i varfër në krahasim me çdo vend tjetër të Bashkimit Europian edhe Ballkanit. Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria e ka mesataren e të ardhurave për frymë, sa 31 për qind e mesatares së vendeve europiane.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *