KryesoreLajme

Pacolli: VV-ja është gati për zgjedhje, presim koordinim me opozitën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se partia e saj është e gatshme për zgjedhje se po presin koordinim me partitë opozitare.

Pacolli ka deklaruar se nëse opozita dështon ta caktojë datën e zgjedhjeve, partia në pushtet do ta çojë mandatin deri në fund.

“Ne e kemi treguar qe jemi të gatshëm kurdo që ka nevojë të shkojmë në zgjedhje, ose kur do që do opozita të shkojmë në zgjedhje. Ne jemi të gatshëm dhe mund të shkojmë në zgjedhje. Ne po presim qe të kemi koordinim bashkë me opozitën në mënyrë që të caktohet data e zgjedhjeve. Nëse nuk ka koordinim ne e vazhdojmë mandatin deri në fund, sepse është opozita ajo që po kërkon zgjedhje dhe nëse opozita po kërkon zgjedhje të reja, ne jemi në gatshëm të shkojmë në zgjedhje të reja e nëse ata dështojnë që të koordinohen për një datë të caktuar, ne jemi të gatshëm të shkojmë deri në fund të mandatit”, ka thënë Pacolli.

Lexo më shumë  Haxhiu:  Sfidë bashkëpunimi juridik me Serbinë për lirimin e shqiptarëve të arrestuar

Të martën, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Albelard Tahiri ka deklaruar se kërkojnë mocion për shpërndarjen e Kuvendit.

Çështja e zgjedhjeve u diskutua në një takim që patën ditë më parë edhe kryeministri Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

YouTube player