Pa internet, rrugë apo linjë telefonike, del në shitje shtëpia më e izoluar në Angli
Komplet e izoluar, me mungesa të çdo lloj forme komunikimi, shtëpia e vendosur në mal del në shitje për herë të parë.
E vendosur në 3.45 akra tokë, në mal dhe pa asnjë godinë tjetër afër, kjo shtëpi konsiderohet zgjedhja e duhur nëse do të largohesh nga gjithçka. Shtëpia me 6 dhoma gjumi ka panele diellorë për energji dhe uji vjen nga një burim aty afër.
E ndërtuar në 1829, shtëpia ka shërbyer si kabinë gjuatjesh apo dhe vendstrehim për turistët që ngjisnin malin.
Shtëpia konsiderohet një mundësi ideale për dikë që i pëlqen vetmia dhe kërkon një qetësi totale.