Lajme

Pa garë dhe me fondin limit, Kastrati fiton 100 për qind të tenderave të karburantit

Statistikisht, Kastrati Group ka fituar vitet e fundit mbi 50 për qind të tenderave të karburantit, ndërsa ka vite kur kjo shifër shkon edhe mbi 70 për qind të këtyre tenderave.

Por, rekordin e tenderave për furnizim me karburant të institucioneve shtetërore, Kastrati e ka arritur këtë pranverë, kur është shpallur fitues në një tender të ndarë në pesë lote me vlerë totale rreth 20 mld lek.

Kastrati është shpallur fitues në të pesë lotet e këtij tenderi të organizuar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, një strukturë në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Përveç kësaj, si për t’ja thjeshtuar garën në të pestë lotet Kastrati Group ka qenë kompania e vetme që ka marrë pjesë. Pra, është shpallur fituese pa garë duke devijuar qëllimin e organizimit të tenderave, që përmes garës synojnë të kursejnë paratë e taksapaguesve.

Nga dokumentacioni shoqërues të tenderit bëhet fjalë për blerjen e pak më shumë se 9.5 milionë litra karburant për të pesë lotet brenda katër viteve të ardhshme.

Loti i parë, që ka edhe vlerën më të madhe është ai për blerje nafte, ku Kastrati është shpallur fitues me ofertën e dhënë në fondin limit, ose 12.3 miliardë lek pa TVSH.

Loti i dytë gjithashtu është fituar me ofertën e dhënë sa fondit limit me 4.6 miliardë lek për benzinë pa plumb.

E njëjta gjë edhe në tre lotet e mbetura, ku Shefqet Kastrati ka marrë pjesë përmes dy kompanive, Kastrati Group dhe Kastrati SHPK, si bashkim kompanish në këtë tender. /Vox News/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *