Bota

Pa certifikatën e vaksinimit as në transport publik, Italia me masa të reja kufizuese deri nga mesi i janarit

Në Italia sot kanë hyrë në fuqi masat e rrepta kundër coronavirusit, ku personat e pavaksinuar do të privohen nga shumë aktivitete publike, e madje nuk do të mund të përdorin as transportin publik pa certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Nga sot (e hënë), të gjithë ata që janë vaksinuar apo janë shëruar nga COVID-19, mund të hanë nëpër restorante, shkojnë në kinema e të dalin nëpër klube të natës dhe të shikojnë ndeshje futbolli nëpër stadiume.

Lexo më shumë  Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës

Qeveria e kryeministrit italian Mario Draghi, ka miratuar rregullat e reja në fund të nëntorit që do të mbesin në fuqi deri më 15 janar.

Rregullat e reja mbështeten edhe në përdorimin e transportit publik dhe në hoteleri. Për shembull, deri më tani pasagjerët që udhëtonin me tren në relacione të gjata është dashur të tregojnë dëshmi se janë vaksinuar, shëruar nga COVID-19 apo të kenë testin negativ të coronavirusit.

E nga sot, “certifikata e gjelbër” do të nevojitet për shfrytëzimin e metrosë dhe autobusëve. Këto masa nuk vlejnë për fëmijë nën moshën 12-vjeçare. Por sipas planeve të qeverisë, vaksinimi i tyre do të mund të fillojë nga 16 dhjetori.

Lexo më shumë  Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike

Rregullatori italian për Mjekësi, tashmë ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNtech në sasi më të vogla për fëmijët nga 5 deri në 11-vjeç

Vaksinimi i obligueshëm për personelin e shkollave, policinë dhe ushtrinë do të hyjë në fuqi nga 15 dhjetori, e vaksinimi i obligueshëm për personelin mjekësor është në fuqi nga prilli.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *