Osmani: Ushtria është betim i përhershëm për atdheun dhe një garanci për paqen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se ushtria është një betim i përhershëm për atdheun dhe një garanci për paqen.
Në ceremoninë e diplomimit të 344 rekrutëve të FSK-së, komandantja supreme e FSK-së ka bërë me se të njëjtit janë bërë pjesë e një misioni të shenjtë.
Sipas Osmanit, sot është një ditë e veçantë për Kosovën.
“Ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur ushtria e jonë është një betim I përhershëm për atdheun tonë, është një përkushtim ndaj sigurisë dhe një garanci për paqen. Sot është një ditë e veçantë për ju dhe për dhe për të gjithë republikën e Kosovës. Sot 344 djem e vajza u bashkohen radhëve të FSK-së duke u bërë pjesë e një misioni tyre shenjtë mbrojtjes së atdheut të tyre, garantimit të sigurisë dhe mbështetjes së paqes në vendin tonë e përtej tij”, ka thënë Osmani në ceremoninë që po mbahet në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.
Ndër të tjera, ajo ka vlerësuar se ushtria e Kosovës është e gatshme të bëhet pjesë e strukturave euro-atlantike. “Me profesionalizmin dhe përgatitjen e bijave e bijve tanë ushtarak e profesionist po dëshmojmë se Kosova ka një ushtri të fortë e të denjë për të qenë pjesë e strukturave të mbrojtjes dhe sigurisë ndërkombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë e stabilitetit global”, është shprehur Osmani.
Rruga Press