Lajme

Osmani uron Shqipërinë e Maqedoninë për negociatat, kërkon liberalizim për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo shkroi të martën në Twitter se në këtë kohë vendimtare, përshpejtimi i procesit të zgjerimit “është domosdoshmëri”.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, shkroi Osmani.

Shqipëria e Maqedonia i nisën të martën negociatat për anëtarësim në BE.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Thirrje për liberalizimin e vizave bëri të hënën edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se Kosova është shteti më pro-evropian në Ballkanin Perëndimor, por edhe më i izoluari.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *