KryesoreLajme

Osmani uron Rutte: Nën udhëheqjen tuaj, partneriteti me NATO do të forcohet

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për marrjen zyrtare të detyrës. Ajo ka thënë se beson që gjatë udhëheqjes së tij, partneriteti me familjen euroatlantike do të forcohet.

“Urime Mark Rutte për marrjen zyrtarisht të detyrës si Sekretari i ri i Përgjithshëm. Jam e bindur se nën udhëheqjen tuaj, partneriteti dhe bashkëpunimi ynë do të forcohen edhe më shumë”, ka shkruar presidentja në platformën X.

Lexo më shumë  Katër të arrestuar, sekuestrohet drogë me vlerë rreth 100 mijë euro në dy operacione të Policisë së Kosovës

Tutje e para e shtetit ka thënë se pret me padurim të punojnë së bashku drejt garantimit të paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon dhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s.

Osmani po ashtu ka falënderuar sekretarin e deritanishëm, Jens Stoltenberg, për udhëheqjen e tij, teksa i ka uruar më të mirat në rrugëtimin e tij profesional.

YouTube player