Lajme

Osmani udhëton drejt Gjermanisë, mban sot një fjalim në Universitetin e Berlinit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur drejt Gjermanisë, ku do të mbajë sot një fjalim në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Berlinit.

E para e vendit do të dalë përballë studentëve për të folur për mbrojtjen e demokracisë.

Ngjarja është paralajmëruar të ketë pjesëmarrje të konsiderueshme studentësh, meqë në universitet është duke u zhvilluar Java e Takimeve me Personalitete Evropiane.

Lexo më shumë  Deputetja e VV-së për postin e presidentit/es: Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së

Kjo ndalesë e Osmanit është në vazhdën e takimeve të shumta që ajo do të zhvillojë, në vizitën e saj zyrtare në Gjermani.

YouTube player