Lajme

Osmani u ndan medalje nderi tre të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë të premten medaljen presidenciale “Nderi i Republikës” për tre të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në një ceremoni të organizuar në Presidencë, Osmani u ka ndarë medaljen Vasfije Krasniqit, Shyrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit, të cilët janë viktimat e vetme që kanë rrëfyer publikisht për dhunën seksuale të ushtruar ndaj tyre nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Lexo më shumë  Politikani serb Dragan Shormaz: “NIS”-i për Rusinë është instrument destabilizimi në Evropë dhe platformë inteligjence

“Duke përdorur aktin më mizor gjatë luftës, dhunimin seksual, regjimi i Millosheviqit mendoi se do të çnderonte mijëra viktima të luftës, por me guximin e tyre, të mbijetuarit u shndërruan në nderin e shtetit, nderin e kombit, NDERIN E REPUBLIKËS!”, tha Osmani.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Fabrika e parë e municioneve në Kosovë po vlerësohet si hap drejt forcimit të sigurisë