Lajme

Osmani takon Scholzin në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me ftesë të kancelarit kanë marrë pjesë në pritjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB.

“E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë. Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Rruga Press

YouTube player