Osmani takoi ministrin gjerman të Bujqësisë, flasin për bashkëpunimin dypalësh
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë pune në Gjermani ka takuar ministrin gjerman të Bujqësisë, Cem Özdemi.
Në takim me ministrin Özdemir, u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës për nxitjen e marrëdhënieve të ngushta me Gjermaninë, duke njohur rolin jetik të shtetit gjerman si partner kyç në zhvillimin e Kosovës.
Rruga Press