Osmani takohet sot me Macronin e Scholzin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot në Pragë me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macronin.
Osmani gjendet në Pragë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Ndër temat në takim do të jetë edhe çështja e dialogut Kosovë – Serbi.
Lexo më shumë Çeku thotë se po presin përgjigje nga OVL-UÇK për pjesëmarrje në përvjetorin e Epopesë

Ajo në Pragë pritet të ketë takime edhe me zyrtarë tjerë të lartë.
Një takim me kancelarin gjerman Scholz e presidentin Macron e ka paralajmëruar të mërkurën mbrëma edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Rruga Press