Lajme

Osmani takohet me kryesuesin e OSBE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg.

Takimi është duke u mbajtur në objektin e Presidencës dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Gjatë ditës Ian Borg, është takuar edhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, si dhe në orën 17:00 pritet që të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Rruga Press

YouTube player