KryesoreLajme

Osmani takohet me Hovenier, diskutojnë për gjendjen e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. 

Siç ka njoftuar Presidenca në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë me çështjet e sigurisë. 

Po ashtu është thënë se Osmani e ka njoftuar ambasadorin amerikan edhe për nisjen e fazës së konsultimeve me krerët e partive politike për datën e zgjedhjeve të rregullta. 

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Në takim, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier kanë diskutuar për koordinim për takimet dhe aktivitetet gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA), ku Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në cilësinë e saj si kreu i shtetit.  Tutje, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit nacional. Presidentja e ka njoftuar ambasadorin amerikan lidhur me nisjen e fazës së konsultimeve me krerët e partive politike sa i përket zgjedhjeve të rregullta, ndërkaq në këtë takim, Presidentja Osmani u njoftua edhe me Zv. Ambasadoren e re të SHBA-së, znj. Anu Prattipati”, ka njoftuar Presidenca. 

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Rruga Press

YouTube player