Lajme

Osmani: Stabiliteti arrihet kur promovohen dhe mbrohen të drejtat e grave dhe vajzave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, deklaroi se Kosova mund të arrijë siguri e stabilitet vetëm atëherë kur do të promovohen e të mbrohen të drejtat e grave dhe vajzave. Në diskutimin “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”, të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, Osmani tha se fryma e barazisë gjinore duhet të përhapet në shtëpi, rrugë e kudo tjetër.

“Uroj që në vitin që pason vajzat e gratë tona të ndihen të sigurta në shtëpi, në rrugë e në çdo vend publik. Uroj për qasje të barabartë për vajzat dhe gratë në arsim, drejtësi, në ekonomi, në politik bërje e në proceset kyçe vendimmarrëse në trashëgimi”, tha Osmani.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Për këtë temë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore, ndërsa alternativë për të jetësuar barazi e drejtësi, sipas Kurtit është organizimi i përbashkët institucional.

“Organizmi i përbashkët institucional e shoqëror për të jetësuar synimet për barazi dhe drejtësi është e vetmja alternativë, nuk mund të ketë barazi në shoqëri pa barazi në mes të gjinive, barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore. Por përderisa grat dhe vajzat mbajnë barrën e problemeve shoqërore ato janë thelbësore për nxitur dhe udhëhequr ndryshimet drejt zgjidhjes së tyre, gratë e bëjnë aktivizimin e dyfishtë. Merren me politikat e përgjithshme por gjithsesi edhe me çështjet gjinore, gratë nuk punojnë vetëm për gratë por ato punojnë po ashtu edhe për gratë”, tha Kurti.

Kryeministri tha se duhet të aktivizohen gratë e shkolluara dhe të shkollohen gratë aktive.

“Duhet ti aktivizojmë gratë e shkolluara e duhet t’i shkollojmë sa më lartë gratë aktive. Krijimi i mundësive të barabarta është objektivi ynë i parë strategjik në programin e Kosovës për barazi gjinore që gratë të përfitojnë nga zhvillimi por edhe të kontribuojnë që të rrisin përfshirjen e pjesëmarrjen aktive e pjesëmarrjen në vendimmarrje”, tha Kurti.

Në anën tjetër, Edi Gusia, kryeshefe ekzekutive e Agjencisë, duke përmendur luftën në Ukrainë, tha se janë qindra gra, burra e fëmijë që po e përjetojnë luftën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *