KryesoreLajme

Osmani: Si rezultat i veprimeve gjenocidale të Milosheviqit u bëmë refugjatë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Refugjatëve ka kujtuar se gjatë luftës së fundit në Kosovë mbi gjysma e popullsisë së Kosovës janë bërë refugjatë, siç ka thënë ajo, si rezultat i veprimeve gjenocidale të ish-presidentit të Serbisë Slobodan Milosheviq.

“Gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Milosheviqit”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X. 

Lexo më shumë  Berlini rrëzon formulën Rama–Vuçiq, pa reforma nuk ka integrim ekonomik

Ajo ka thënë se do të luftojnë për të drejtat e refugjatëve kudo në botë. 

“Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën. Në Ditën Botërore të Refugjatëve, ne zotohemi të ngrihemi, të flasim dhe të luftojmë për të drejtat dhe dinjitetin e refugjatëve kudo”, ka shkruar Osmani.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shqipëria humb mbi 1 mln euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit
YouTube player