Lajme

Osmani: SHBA-ja e rikonformoi sërish se dialogu duhet të përqendrohet te njohja e ndërsjellë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se administrata amerikane sërish ka rikonfirmuar se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të jetë i përqendruar te njohja e ndërsjellë.

Osmani në konferencë në media në Prishtinë pas vizitës në SHBA ka cekur për disa pika që ka biseduar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Lexo më shumë  ShBA-ja do vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtarake - Rritja e sigurisë rajonale dhe mbrojtja e interesave amerikane

“U rikonformua nga administrata amerikane që procesi të përqendrohet në njohje të ndërsjellë dhe natyrisht ne kemi shprehur qëndrimet tona e kemi informuar në detaje Sekretarin ku qëndrojmë në disa prej marrëveshjeve, si ajo për energjinë, në diskutime tjera”, tha Osmani.

Osmani ka shtuar se është biseduar me Blinkenin edhe për rritjen e njohjeve të Kosovës.

“Shumica dërrmuese e njohjeve e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare që i ka sot Kosova janë në masë të madhe fal mbështetjes së SHBA-së. Prandaj kemi diskutuar në esencë se si mund të fuqizohet pozita ndërkombëtare e Kosovës, duke u siguruar që Kosova të anëtarësohet edhe organizata tjera ndërkombëtare me ndihmën e SHBA-së”, tha Osmani.

Lexo më shumë  LVV-ja për kërkesën e prokurorisë për 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet nga aktakuza që i shërbejnë narrativës së agresorit

Osmani ka thënë se është biseduar edhe për hapat për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *