Osmani: Qartë Vuçiqi po luan sipas metodave të Putinit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për rrezikun që situata në Ukrainë të destabilizojë Ballkanin Perëndimor.
Osmani në një intervistë për “Times Radio” ka bërë thirrje ka thënë se presidenti i Rusisë, Aleksandar Vuçiq, luan sipas metodave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
“Qartë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, luan sipas metodave të Putinit. Nëse shikoni veprimet destabilizuese që Serbia ka ndërmarrë në muajt e fundit në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi e kundër Kosovës dhe ndaj shteteve tjera në rajon, tregojnë qartë se qëllimet e saj janë më të mëdha sesa vetëm zgjerim territorial. Këto janë qëllime hegjemonike. Tregon se strategjitë nuk kanë ndryshuar. Oligarkët në këto shtete mund të ndryshojnë, por qëllimet karshi rajonit nuk ndryshojnë. Për fat të keq, në shumicën e rasteve, përfundojnë me vuajtje njerëzore e shkatërrim. Besoj se është shumë e rëndësishme për BE-në në veçantë që ta shoh se çfarë po flitet qartë nga Serbia, se ajo po anon nga Rusia, e jo nga vlerat e BE-së apo shteteve tjera demokratike”, ka thënë Osmani.
Ajo është pyetur edhe për krahasim që ka bërë kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, të veprimeve të tashme të Putinit në Ukrainë me ato të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.
“Krahasimi që ka bërë kryeministri Boris Johnson para disa ditëve mes agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe ngjashmërisë së saj me krimet e Millosheviqit ndaj Kosovës, jo vetëm që ndez alarmet por edhe kthen memoriet e dhimbshme të krimeve që janë bërë ndaj njerëzve që përfaqësojë. Së dyti, po shohim imazhe të shkatërrimeve në Ukrainë, dhe askush më mirë se njerëzit e Kosovës nuk e kuptojnë se si është të jetosh afër një fqinji që udhëhiqet nga një regjim autoritar”, ka shtuar Osmani.
Ajo ka shtuar se përgjigja më e mirë ndaj Rusisë do të ishte jo vetëm të ndihmohej Ukraina, por edhe të ketë një perspektivë të qartë për të që t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së.
“Ata nuk janë pas territorit, pas Ukrainës, por pas mënyrës demokratike të jetesës sonë, që është arsyeja pse gjithë jetët tona po rrezikohen. Ukraina është vija e parë e frontit, shtetet e Ballkanit Perëndimor janë vija e dytë e frontit, nëse mund ta quajë kështu për të mbrojtur demokracinë e këtyre ditëve. Derisa sanksionet janë rritur, e po shtohet edhe lista e sanksioneve të mundshme, shpresoj që bota demokratike të mos hezitojë të marrë asnjë masë për të shpëtuar jetët në Ukrainë, por edhe për të shpëtuar demokracinë”, tha Osmani.
"They're not just after Ukraine, they're after our democratic way of life, which is why the lives of all of us are at stake."@AlexisConran talks to the President of Kosovo, Vjosa Osmani, about Kosovo's fears for the future of Putin's dictatorship. @VjosaOsmaniPRKS pic.twitter.com/Qz1t2F6A8F
— Times Radio (@TimesRadio) February 26, 2022
Rruga Press