Lajme

​Osmani priti në takim presidenten e BERZH, Odile Renaud Basso

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim një delegacion të lartë të Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH) të udhëhequr nga presidentja Odile Renaud Basso me të cilët diskutoi mbi projektet zhvillimore për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik.

Në takim, presidentja Osmani e vlerësoi punën e BERZH dhe faktin që po mbështet projekte për avancimin e mirëqenies së qytetarëve.

Në veçanti ajo potencoi punën e bërë në fushën e sektorit të energjisë, ndërtimin e kapaciteteve të sektorit privat, dhe punën në drejtim të fuqizimit të grave dhe vajzave në ekonomi.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Presidentja Osmani tha se mbështetja e projekteve infrastrukturore, por edhe ofrimi i ekspertizës në fusha të ndryshme, kanë ndikuar në avancimin e gjithmbarshëm të punës së institucioneve në vend.

Osmani bëri thirrje për ndihmë të vazhdueshme në drejtim të përballimit të sfidave në sektorin e energjisë, fuqizimin dhe aktivizimin e grave dhe vajzave në tregun e punës, si dhe angazhimin për tkurrjen e hendekut në mes të nevojave të tregut të punës dhe sistemit arsimor në vend.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Nga ana e BERZH u prezantuan projektet aktuale dhe të ardhshme, si dhe u vlerësua fakti se me rezultate pozitive siç ishte rasti i vlerësimit të Kosovës në Indeksin e Percepsionit të Korrupsionit, Kosova shihet gjithnjë e më shumë si vend kredibil dhe partner serioz për bashkëpunim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *