Lajme

Osmani pritet në takim nga presidenti i Singaporit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.

Osmani në një postim në Facebook ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

“Falënderoj presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë! Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtjesor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  Belgjikë, Shqipëri e kthim: Skema e pastrimit të parave nga i dënuari për tregti droge

Osmani po qëndron në vizitë në Singapor, në kuadër të ceremonisë Earthshot Prize në Singapor.

YouTube player

Lexo më shumë  Filmi ku luan shqiptarja Luana Bajrami merr Oscar