KryesoreLajme

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad, merr pjesë në Future Investment Initiative

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur në Riad të Arabisë Saudite, ku është pritur me nderime ushtarake, për të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII), me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman.

“Ky forum konsiderohet një nga ngjarjet më prestigjioze globale për investime dhe inovacion, dhe mbledh udhëheqës botërorë, drejtues të korporatave ndërkombëtare, investitorë dhe ekspertë të teknologjisë dhe politikave publike”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  32 komuna përmbyllin procesin, vetëm edhe 400 vendvotime mbetet të rinumërohen

Gjatë këtij eventi, pjesëmarrësit diskutojnë ide dhe strategji që do të ndikojnë në zhvillimin e ekonomive dhe shoqërive në dekadat e ardhshme.

Pjesëmarrja e Presidentes Osmani në FII vjen si një mundësi për të promovuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, për të tërhequr investime strategjike dhe për të forcuar bashkëpunimin ekonomik me vendet e rajonit dhe më gjerë.

Lexo më shumë  Kurti: Takimi me presidenten është hapi i katërt institucionalë, bashkëpunimi me opozitën i domosdoshëm
YouTube player