KryesoreLajme

Osmani pret Von der Leyenin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takimin presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të shtunën në Prishtinë.

Pas takimit, është paraparë të ketë konferencë për media.

Nga ora 11:00, Von der Leyeni pritet ta takojë Kurtin.

Presidentja e KE-së të mërkurën nisi turneun në vendet e Ballkanit Perëndimor. Vizitoi Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë e Maqedoninë e Veriut. Pas Kosovës, do ta vizitojë edhe Malin e Zi.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Von der Leyeni gjatë vizitës është fokusuar më së shumti në procesin e reformave, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin rajonal dhe ndihmën që BE-ja vazhdon t’u ofrojë vendeve të rajonit për të arritur progres në këto fusha.

Qeveria e Kosovës pret që gjatë vizitës së presidentes së KE-së të shtunën, të diskutohet për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian dhe përfitimet për Kosovën.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Rruga Press

YouTube player