Lajme

Osmani pret në një takim Clarkun: Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuan lirisë së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në një takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandantin suprem të NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e po ashtu luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.

“Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, ka theksuar Osmani.

Lexo më shumë  41% e qytetarëve në Shqipëri me të ardhura të ulëta/ Muço: Rritja e pagave publike krijon pabarazi me sektorin privat

Në takim me Clark-un, Osmani theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Sipas së parës së vendit, e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ndotja e ajrit në në Shqipëri/ Probleme në aparatin respirator dhe rritje e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare
YouTube player