KryesoreLajme

Osmani: Përulemi para veprës heroike të veteranëve të UÇK-së

Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar të hënën veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ditën e tyre, duke thënë se kjo ditë është kujtesë dhe lavdi për heroizmin e pashuar. 

Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca është përmendur edhe 30 dhjetori si datë që tregon heroizmin e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, të cilët po në këtë ditë të 1991-tës, zhvilluan betejën e parë kundër regjimit serb. 

Lexo më shumë  Deputeti gjerman: Pas Banjskës, nuk do të ishte çudi nëse Serbia do të ishte edhe pas atij në Ibër-Lepenc

“Kjo betejë nuk ishte thjesht një përballje e armatosur, por një akt guximi që shënoi fillimin e një epoke të re në përpjekjet për liri dhe shtet. Atyre ju bashkuan me mijëra burra e gra, të cilët i dolën zot atdheut në kohët më të rënda, duke u shndërruar kështu në emblemë të shtetit tonë. Sot nderojmë dhe përulemi me respekt të thellë përpara veprës heroike të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – burrave dhe grave që flijuan gjithçka për lirinë e atdheut”, thuhet në njoftim. 

Lexo më shumë  Bilanci i luftës në Ukrainë – Rusia ka humbur gati 800 mijë ushtarë, 390 aeroplanë dhe 9672 tanke
YouTube player