KryesoreLajme

Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar

Presidentja Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Siç njoftohet, Osmani do t’i bashkohet 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.

Lexo më shumë  Shoqata e gjyqtarëve reagon ndaj kërcënimit të radhës të kryeministrit Rama

Presidentja do të marrë pjesë në dy sesionet plenare të EPC-së, si dhe në tryezën e rrumbullakët të liderëve me temë “Mbrojtja e demokracisë: luftimi i manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja”.

Në kuadër të Samitit, Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe Kryeministri Keir Starmer.

Lexo më shumë  Shëndetësia “nga xhepi”. Familjet në Shqipëri paguajnë faturën më të lartë në rajon

Gjatë takimeve bilaterale, Osmani do të diskutojë rëndësinë e forcimit të aleancave të Republikës sonë, si dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet partnere me fokus të veçantë në fushën e sigurisë.

YouTube player