Osmani për Ramadanin: Heroi emblematik i shembjes së kufirit Kosovë-Shqipëri
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Agim Ramadani në 25-vjetorin e rënies së tij, duke e quajtur hero emblematik të shembjes së kufirit Kosovë-Shqipëri.
“Ai nuk ishte thjesht vetëm ushtarak, por një gërshetim i luftëtarit, poetit e piktorit, respektivisht një personalitet poliedrik i shndërruar në hero. Ai është njeriu i mërgatës, patrioti e guximtari që ëndrrën për lirinë e bëri realitet duke iu bashkuar UÇK-së dhe duke u përjetësuar në heroin emblematik të shembjes së kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë”, tha ajo.
Osmani tutje ka thënë se ai dhe bashkëluftëtarët i dhanë jetë ëndrrave dhe aspiratave të popullit tonë për të qenë i lirë.
“Heroizmi dhe trashëgimia e Agimit do të vazhdojnë t`i frymëzojë brezat që do të vijnë”, ka thënë tutje Osmani.
Rruga Press