Osmani për Njësinë e Operacioneve Speciale të FSK-së: E stërvitur sipas doktrinës së Ushtrisë së SHBA-së
Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar të hënën, më 03.11.2025, Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ajo është pritur nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënanti Bashkim Jashari.
Për presidenten, pjesëtarët e Njësisë së Operacioneve Speciale të FSK-së nuk mbajnë vetëm uniformën e shtetit, por edhe amanetin e lirisë së Kosovës.
“E stërvitur dhe e përgatitur sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të vendit, kjo është Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së: krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës.” – ka shkruar Osmani.
Rruga Press

