Osmani për djegien e veturës në Leposaviq: Synon ta pengojë integrimin e serbëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur akt kriminal djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Ajo ka shkruar në rrjetin social X se ky veprim synon të përhapë frikë të serbët “dhe të pengojë integrimin e tyre”.
“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është një vepër kriminale që synon të përhapë frikë tek serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës”, ka thënë Osmani.
Sipas presidentes, autorët e këtij akti do të përballen me drejtësinë.
Rruga Press