KryesoreLajme

Osmani për bazën ajrore në Kuçovë: Ku ka NATO, ka paqe e stabilitet

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë është hap i rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës së Atlantikut Verior në rajon.

Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se kjo bazë taktike ajrore do të kontribuojë në rritjen e sigurisë.

“Hapja e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani.

Të hënën do të përurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga Qeveria e Shqipërisë.

YouTube player