Lajme

Osmani për Asociacionin: Kemi besim te aleatët ndërkombëtarë, por s’kemi aspak besim te Vuçiqi

Presidentaj e Kosovës, Vjosa Osmani, sa i përket Asociacionit ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon një Asociacion monoetnik, e po ashtu nuk lejon një me kompetenca ekzekutive.

“S’mund të ketë modele që kanë çuar në dështim. E përmenda modelin e Republika Sërpskas. Kur flasim për modele evropiane, duhet kuptuar se duhet synuar modele evropiane të shekullit XXI, që funksionojnë në shtetin tonë e rajonin tonë, sepse jo gjithçka që funksionon në një shtet perëndimor, që nuk ka fqinj si Serbia, që tenton t’ia minojë vazhdimisht pavarësinë, domosdosmërish funksionon te ne. Gjithë esenca është kjo. Nuk jemi kundër të drejtave të komunitetit serb në Kosovë. Përkundrazi me vetë propozimin tonë, në gusht të vitit të kaluar, çështja e të drejtave të pakicave ishte në tavolinë. Por, jemi kundër që t’ia japim Serbisë një instrument kontrolli nëpërmjet të cilit do të vazhdojë të minojë pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës, e rrjedhimisht të sjellë më shumë influencë ruse në gjithë rajonin”, tha Osmani.

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit

Osmani ka thënë se Kosova i beson partnerëve ndërkombëtarë, por nuk i beson presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kur flitet për planin franko-gjerman i mbështetur nga BE-ja, për disa mund të jetë copë letre, për disa është propozim që ka rëndësi për karrierë, por për ne është e ardhmja jonë, jeta jonë, e ardhmja e fëmijëve tanë. Është kaq me rëndësi që me ngulm të mbrojmë interesat e shtetit tonë, me ngulm të refuzojmë ide që shkaktojnë segregacion, ndasi, e destabilitet, kështu besojmë fuqishëm se po punojmë për të tashmen e të ardhme më të mirë jo vetëm të qytetarëve të Kosovës, por më shumë paqe e stabilitet për gjithë rajonin tonë. Rajoni meriton paqe e stabilitet afatgjatë, e jo vetëm zgjidhje që duken të mira për momentin, e pastaj fillojnë kriza. Kemi besim të plotë në propozime të miqve tanë ndërkombëtarë, kemi besim të plotë tek ata, por s’kemi aspak besim te Vuçiqi”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Presidentja e Kosovës ka thënë se është vetëm një shtet në rajon që nuk dëshiron raporte të mira ndërfqinjësore, pra Serbia.

Ajo ka thënë se nëpërmjet Serbisë, Rusia po e shtrin ndikimin në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa për Kosovën, ka thënë se synim të qartë e ka integrimin euroatlantik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *