Lajme

Osmani pas takimit me Escobarin: Veprimet e Serbisë janë tentim për të minuar dialogun për njohje të ndërsjellë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me të dërguarin e posaçëm  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një komunikate, Presidenca e Kosovës ka thënë se në takim është diskutuar për zhvillimet në veri dhe nevojën urgjente për heqjen e barrikadave atje.

“Presidentja Osmani shprehi falënderimin për mesazhin e qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shprehur dje, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe kërkesën për heqjen e menjëhershme të barrikadave e ndalimin e kërcënimeve dhe frikësimit të qytetarëve lokal, si dhe sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, zyrtarëve të komisionit zgjedhor dhe misionit të EULEX në Kosovë. Ajo potencoi se sulmet ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare janë krime për të cilat autorët e këtyre sulmeve duhet të përballen urgjentisht me drejtësinë”- thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Osmani në takim ka potencuar se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në procesin e dialogut dhe se veprimet e Serbisë janë tentim për të minuar dialogun për njohje të ndërsjellë.

Vizita e Gabriel Escobar në Kosovë vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është e tensionuar.

Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Escobar është pritur në takim edhe nga kryeministri, Albin Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *