KryesoreLajme

Osmani nis vizitën në SHBA, takohet me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Uashington D.C. për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në kuadër të Samitit të NATO-s, me ftesë të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Përmes një postimi në Facebook, Presidentja Osmani njoftoi se takimet në Uashington i filloi me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.

Lexo më shumë  Kurti kërkon t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthim të zonës së sigurisë kufitare prej 5 kilometrave

Diskutimet ishin të përqendruara në rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët amerikanë dhe zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Diskutim përmbajtësor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi”, shkroi Osmani.

Lexo më shumë  Kurti kushtëzon kthimin në dialog me dorëzimin e Radoiçiqit

Zyra e Presidencës njoftoi më parë se Osmani do të jetë në Uashington për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75-vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake.

YouTube player