KryesoreLajme

Osmani në takim me gjeneralë të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Shefen e Operacioneve Aktuale në Selinë e NATO-s, Ariella Viehe, drejtorin në largim të NALT-it (Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s), Gjeneral Brigade Christian Naërat dhe Drejtorin e ri, Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange.

Në takim, Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të NALT-it në zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve të tjera të sigurisë, në përputhje me standardet e NATO-s dhe të shteteve anëtare e partnere të saj.

Lexo më shumë  Le Penit i ndalohet të kandidojë për poste publike

Ajo theksoi rëndësinë e angazhimit të NATO-s për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale e globale. 

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe për bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, Osmani i ndau Gjeneral Naëratit Medaljen Presidenciale Ushtarake.

YouTube player
sqhrenfrdeit