Lajme

Osmani në Portugali: Ky vend u bë pjesë e intervenimit të NATO-s në Kosovë, u vendosët në anën e duhur të historisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali, ndërsa theksoi 23 vjet më parë, forcat e armatosura të këtij vendi u bënë pjesë e intervenimit të NATO-s, i cili pati për synim mbrojtjen dhe lirinë tonë.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se Portugalia u vendosë në anën e duhur të historisë, në anën e të drejtës, në anën e lirisë si një e drejtë universale, në anën e mbrojtjes së një populli të tërë nga shfarosja nga një regjim tiranik.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“Sot e filluam ditën me pritjen nga forcat e armatosura të Portugalisë dhe Ministri i Mbrojtjes z.Joao Gomes Cravinho. 23 vjet më parë, pikërisht nga ky vend, këto forca u bënë pjesë e intervenimit të NATO-s, i cili pati për synim mbrojtjen dhe lirinë tonë.

Ata u vendosën në anën e duhur të historisë, në anën e të drejtës, në anën e lirisë si një e drejtë universale, në anën e mbrojtjes së një populli të tërë nga shfarosja nga një regjim tiranik.

Në emër të popullit të Kosovës, përzemërsisht faleminderit”, shkruan presidentja.

Ndryshe, Osmani të enjten në Samitin Global të Grave në Lisbonë i ftoi të gjithë ta shikojnë filmin ”Zgjoi”.

Osmani ka përmendur angazhimin e grave të Krushës, e të Kosovës të cilat pavarësisht vuajtjeve me të cilat janë përballë, kanë arritur të triumfojnë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *