Osmani në Paris me ftesë të presidentit Macron
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kryeqytetin francez do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e krerëve shtetëror të Frankofonisë
Gjatë qëndrimit në Paris, Presidentja Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj.
Siç bëhet e ditur nga zyra presidenciale, Presidentja dhe Zotëriu i Parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të Samitit.
Ky samit mbledhë krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar te tjerë.
Rruga Press