Lajme

Osmani: Në Kosovë s’do të ketë kurrë më policë e ushtarë të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë kurrë më policë e ushtarë të Serbisë, disa orë pasi nga Beogradi erdhi kërcënimi për kthim të ushtrisë në territorin e Kosovës.

“Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!” ka shkruar ajo.

Osmani ka shtuar se kërcënimi i hapur për agresion nga Serbia e dëshmon mendësinë që ka ekzistuar më 1999, teksa ka kërkuar reagimin ndërkombëtar për sjelljen e Beogradit.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

“Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999”.

Presidentja e ka dënuar sulmin ndaj policisë të enjten dhe ka thënë se autorët e sulmeve që janë bërë në veri duhet të dalin para drejtësisë.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

“Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë. Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *