Osmani në Këshillin e Sigurimit: Sakrifica jonë është shumë e madhe, prandaj nuk mund të bëjmë hapa prapa
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë se populli i Kosovës ka bërë sakrificë të madhe, prandaj nuk mund të kthehet tani prapa.
Osmani theksoi se është në atë pozitë, falë sakrificës së popullit të Kosovës e po ashtu edhe me ndihmën e aleatëve.
“Sot 22 vite më vonë, si Presidente e Kosovës, kam privilegjin ta përfaqësoj gjithë popullin tim. E vërteta është se jam këtu para jush falë vendosmërisë së popullit tonë për të parë vendimin tonë të lirë nga prsioni e gjenocidi, ta shohin popullin tonë të pavarur e sovran. Kjo është bërë e mundshme e ndihmën e aleateve tanë, ata që besuan në të drejtën tonë, që kanë qëndruar krah neve në ditët tona më të vështira dhe në ato të mira. Të gjithë ju që besuat në neve, ju falënderoj shumë”, tha Osmani.
Ajo theksoi se, “Kemi bërë një rrugë të vështirë që nga atëherë. E ardhmja jonë është e ndritshme dhe jam e bindur që një ditë do t’i bashkohemi kësaj tryeze si anëtarë”, theksoi Osmani.
“Kemi kaluar shumë dhe sakrifica jonë ka qenë shumë e madhe për tu kthyer tani me hapa prapa. Prandaj, e shohim të ardhmen me forcë, kurajë e besim në vete. E vërteta është se besimi i popullin në institucionet e shtetit nuk ka qenë asnjëherë më i madh”, tha ajo.
Rruga Press