Osmani në ceremoninë për Ukrainën: Një ditë për të kujtuar qëndrueshmërinë e ukrainasve
Presidentja Vjosa Osmani mbrëmë ka marrë pjesë në festën e organizuar në Prishtinë për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.
E veshur në ngjyrat e flamurit ukrainas, Osmani u pa në mesin e familjeve ukrainase që janë strehuar në Kosovë pas fillimit të agresionit rus në vendin e tyre.
“Në një ceremoni të bukur të organizuar nga ambasadorët e QUINT në Kosovë dhe në prani të gazetarëve dhe familjeve ukrainase, shënuam Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Një ditë për të kujtuar forcën dhe qëndrueshmërinë e ukrainasve dhe mbështetjen e palëkundur të Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.
Rruga Press