KryesoreLajme

Osmani në Berlin: Falë Clintonit, Kosova sot frymon e lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në nder të ish-presidentit amerikan Bill Clinton, i cili u shpërblye me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum” në një ceremoni të mbajtur në Berlin të martën.

Gjatë fjalimit të saj, Osmani theksoi mbështetjen e palëkundur të Clintonit për Kosovën, duke e cilësuar atë si pasqyrim të vlerave amerikane të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë. Ajo kujtoi marsin e vitit 1999, kur qytetarët e Kosovës dëgjonin me shpresë fjalimet e Clintonit në radio, ndërsa përballeshin me tmerret e regjimit të Millosheviqit.

Lexo më shumë  ​Konjufca: Asnjë konflikt në historinë tonë nuk ka bazë fetare

“Sot, falë luftës çlirimtare dhe lidershipit të botës demokratike, Kosova frymon e lirë dhe e pavarur. Faleminderit, President Clinton, jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara”, ka thënë Osmani, duke shtuar një falënderim të veçantë në emër të fëmijëve të Kosovës – brezi i parë që po rritet në paqe.

Osmani lexoi një ‘laudatio’ për Clintonin dhe i ndau çmimin e “World Forumit”.

Lexo më shumë  Bullgaria dërgon kontingjent ushtarak në Kosovë
YouTube player
sqhrenfrdeit