KryesoreLajme

Osmani ndan urdhrin “Heroi i Kosovës” për policin Afrim Bunjaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë urdhrin “Heroi i Kosovës”, për policin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator në veri.

Urdhrin e pranuan familja e policit gjatë mbledhjes komemorative që po mbahet në Prishtinë, ku po nderohet polici i vrarë.

“Në emër të qytetarëve i ndaj urdhrin “Heroi i Kosovës”, rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit”, deklaroi presidentja.

Lexo më shumë  Nga SHBA-ja në Evropë: si po rritet presioni për taksa ndaj miliarderëve

Në mbledhjen komemorative janë duke marrë pjesë krerët shtetërorë, ambasadorët e qytetarët.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Estonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore