Lajme

Osmani: Militarizimi i Serbisë e tregon qëllimin e Vuçiqit në Ballkanin e Hapur

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se iniciativa e cila nisi si “Minishengen” në Novi Sad ka shkelur parimin e gjithpërfshirjes dhe trajtimin e barabartë rajonal.

Ajo ka thënë se Kosova insiston që bashkëpunimi rajonal të vazhdojë në kornizën e procesit të Berlinit.

Osmani ka thëne se alternativa e vetme që e shohin për të ecur përpara është ky proces.

“Përderisa Serbia ka rol kyç në këtë proces dhe nuk e ka njohur Kosovën nuk mund të presim nga Vuçiq që ka qëllime të mira në raport me shtetin tonë dhe rajonin. Sepse vet militarizimi i Serbisë tregon se cili është qëllimi i tij i vërtete. Kur Serbia ta njoh Kosovën atëherë mund ta marrim seriozisht”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Bislimi akuzon Serbinë se po tenton ta bllokojë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Ajo ka thënë se Kroacia është ndër shtetet që ka qëndruar afër Kosovës në momentet më të vështira.

Ajo ka thënë se Kosova dhe Kroacia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme.

Osmani ka thënë se Kroacinë e konsiderojnë si aleat kyç.

“Jemi të lumtur që qytetarët kroat me origjinë shqiptare janë integruar mirë dhe ndjehen krenarë që janë shtetas të Kroacisë. Edhe në Kosovë kemi prezencë të komunitetit kroat. Do të bëjmë gjithçka brenda kapaciteteve tona për t’i adresuar nevojat e të gjitha komuniteteve. I shpreh mirënjohje Kroacisë edhe për kontingjentin e vaksinave anti-COVID kur ne nuk kishim vaksina. Po ashtu mrënjohje e thellë për Kroacinë për solidaritetin pas aksidentit tragjik”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Matjaž Nemec - Deputet në Parlamentin Evropian dhe Nënkryetar i Partisë Social Demokrate të Sllovenisë, mbështetë VETËVENDOSJE!-n dhe Albin Kurtin si Kryeministër të Republikës së Kosovës

Ajo ka thënë se qëllim i Kosovës është integrimi evropian.

Sipas saj, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ta konsolidojë shtetësinë e saj.

Osmani ka thënë se me Kroacinë kanë deri në 30 marrëveshje ndërshtetërore, duke shtuar se duan ta shtojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *