KryesoreLajme

Osmani mbështet përgjigjen që Qeveria ia dha QUINT-it për shpronësimet në veri

Presidentja Vjosa Osmani, u është përgjigjur shteteve të QUINT-it, të cilat shprehën shqetësimin e tyre rreth shpronësimeve në veri.

Ajo ka thënë se këto shpronësime janë në përputhje me ligjet, Kushtetutën dhe standardet e Gjykatës Evropiane, dhe se e përkrah çdo veprim që është në interes të sigurisë nacionale dhe të qytetarëve të Kosovës pa dallim.

Osmani ka mbështetur deklaratën e Qeverisë në reagim ndaj QUINT-it, duke thënë se institucionet e kanë dhënë shpjegimin e duhur se si është bërë kjo procedurë.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Çështja e shpronësimeve çdo qytetar i Republikës së Kosovës pavarësisht etnisë duhet të analizohet vetëm në kontekst të përputhshmërisë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Çështja e shpronësimeve ka rregulla të caktuara dhe këto rregulla jo vetëm që përcaktohen me ligje tona por edhe me standardet evropiane të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për aq sa respektohen këto standarde është një test pesë hapësh i paraparë nga vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përderisa respektohet ky standard dhe pesë hapat janë aplikuar kjo tregon se është zbatuar edhe ligji ynë edhe kërkesat tona Kushtetuese edhe standardet evropiane të drejtave të njeriut dhe shpronesimet vazhdojnë në përputhje me ligjin pa asnjë tendencë për diskriminim të askujt”, ka thkeksuar ajo.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus
YouTube player