Lajme

Osmani: Liria e medias, shtyllë e një demokracie të lulëzuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se liria e medias nuk është vetëm shenjë e një shoqërie të shëndetshme, por ajo, sipas saj, është një shtyllë e një demokracie të lulëzuar.

“Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne festojmë sukseset e vazhdueshme të Kosovës në indekset ndërkombëtare, por gjithashtu ripërtërijmë angazhimin tonë për të mbrojtur rolin e paçmuar të medias së lirë dhe të paanshme”, ka shkruar Osmani në Twitter të mërkurën.

Lexo më shumë  Haxhiu: Serbia të dorëzojë kryeterroristin Radoiçiq

3 Maji shënohet në të gjithë botën si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë është caktuar që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në Kosovë kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme.

Kjo datë është një kujtesë për qeveritë për të respektuar angazhimin e tyre për lirinë e shtypit dhe të medias.

Lexo më shumë  Kurti komenton deklaratat e Abdixhikut për Telekomin: pikërisht ne kur e bëmë Telekomin me fitim ka disa k’si tjerësh që thojnë hajde pe shesim na tash

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *