KryesoreLajme

Osmani, Kurti e Konjufca në shënimin e 146-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për rëndësinë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i mbajtur 146 vjet më parë.

Ajo për këtë ngjarje, si dhe për çlirimin e Kosovës, 25 vjet më parë, konsideroi si dy nga momente kryesore të historisë së popullit tonë, që sipas saj janë të ndërlidhura rrënjësisht në rëndësinë  e tyre: Lidhja e Prizrenit e vitit 1878 dhe çlirimi i Kosovës më 12 Qershor, 1999.

Sipas saj, këto dy data simbolizojnë shpirtin e qëndrueshëm të popullit tonë, përkushtimin për liri dh vendosmërinë  e palëkundur në luftën për liri dhe pavarësi.

“Sa herë vije 10 Qershori, rikthehen kujtimet te ky vend ku 146 vjet më parë ideologët Imer Prizrteni, Abdyl Frashëri, Syeljman Vokshi, e shumë të tjerë, u mblodhën  në kuvend me kauzën e rizgjimit kombëtar kundrejt rrezikut që i kanosej kombit tonë. Duke i kombinuar organizimin gjithëkombëtar politik e luftarak Lidhje e Prizrenit praqet organizimin kulmor për çlirimin e trojeve shqip[tare dhe mbrojtjen e tyre nga çdo kërcënim dhe pretendim i vendeve të  tjera”, tha presidentja Osmanin.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke folur për rëndësinë historike të ngjarjes së Lidhjes së Prizrenit, tha se është njëra prej dy ngjarjeve më të rëndësishme të kombit tonë.

“Kjo ngjarje, së bashku me 28 Nëntorin, 1912, përbëjnë ngjarjet më të rëndësishëm historike të cilat e konturuan fizionominë politike kulturore kombëtare të shqiptarëve, si një komb që mëtonte të jetonte i bashkuar, fillimisht brenda të një njësie të veçantë brenda Perandorisë Osmane e pastaj si shtet sovran e i pavarur”, deklaroi, mes tjerash, Konjufca.

Kryeministri Kurti ka folur për rëndësinë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i mbajtur 146 vjet më parë.

 “Këtu 146 vjet më parë u mbajt kuvendi me përfaqësues nga  të gjitha viset shqiptare dhe u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit paraqet ngjarjen historike  ku gjatë pjesës së dytë të shekullit xix janë vënë themelet e formimit të shtetit shqiptar. Të ballafaquar nga vendimet e marra në traktatin e shkruar në Evropë përfaqësues të territoreve të banuar me shqiptarë u mblodhën në Prizren dhe themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, një organizatë kjo politike, ushtarake mbarëshqiptare në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, duke përcaktuar parimet themelore për një jetë të organizuar kolektive dhe politike në epokën moderne ”, deklaroi Kurti.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ai më tej tha se kjo është hera e parë në histori, ku shqiptarët po flisnin me një zë, “pa dallim krahine e feje, duke shprehur kërkesën themelore dhe universale për vetëvendosje dhe për mbrojtjen dhe ruajtjen nga copëtimi i territoreve të banuar me shqiptarët.”

YouTube player