Lajme

Osmani kujton 25-vjetorin e Masakrës së Korishës: Mizoritë e kësaj Masakre na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Korishës. Osmani ka thënë se mizoritë e kësaj Masakre na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë.

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.Barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosja.

Lexo më shumë  Rama flakë për flakë kundër SPAK-ut, deklarata "as mish as peshk" që lë të kuptohet se nuk e jep imunitetin e Ballukut

Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka shtuar se i përhershëm qoftë kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti: Kompanitë para pak vitesh nuk e dinin ku është Kosova në hartë, sot ajo është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon