KryesoreLajme

Osmani: Kosova është e hapur për investime, kemi ekonomi të bazuar në besim, parime dhe rritje strategjike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e hapur për investime. Në një tryezë me drejtues biznesesh nga vende të ndryshme të botës, në kuadër të Berlin Global Dialogue, ajo ka prezantuar potencialin e Kosovës.

Osmani ka theksuar se Kosova është ekonomi e bazuar në parime dhe rritje strategjike. 

“Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale. Sot, ne nuk jemi më vetëm destinacion me kosto të ulët, por ekonomi e bazuar në besim, parime dhe rritje strategjike”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Të akuzuarit për sulmin në “Ibër-Lepenc”, Kurti: Pjesë e strukturave shtetërore të Serbisë

Presidentja Osmani, në kuadër të vizitës së saj në Berlin, të enjten qëndroi edhe në Aspen Institute, nga ku foli për aspiratat e Kosovës dhe se një gjë mbetet e palëkundur, që e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE.

“Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik. Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike”, tha ajo të enjten.

Lexo më shumë  Kurti: Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro
YouTube player