Lajme

Osmani: Kosova dhe Katari të përkushtuara për të thelluar raportet bilaterale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka takuar kryetarin e Kuvendit Konsultativ të Shtetit të Katarit, Hassan bin Abdulla Al-Ghanim me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në mes të dy vendeve tona.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, Osmani ka falënderuar kryetarin Al-Ghanim për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Katarit, duke ritheksuar gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në fusha të ndryshme duke përfshirë ekonominë, energjetikën dhe bujqësinë.

Lexo më shumë  Ndahen 2.3 milionë euro për subvencionimin e 244 specializantëve me vetëfinancim

“Dy bashkëbiseduesit këmbyen mendimet për ndikimin e agresionit rus kundër Ukrainës në kontinentin evropian dhe rajonin tonë, sigurinë energjetike dhe atë të ushqimit”, thuhet në njoftim.

Osmani bëri thirrje për rritje të bashkëpunimit ndërparlamentar si një mjet i fuqishëm bashkëpunimi mes dy shteteve. Si dy vende mike, Kosova dhe Katari mbeten partnerë të besueshëm dhe të përkushtuar për të thelluar raportet bilaterale.

Lexo më shumë  Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *