Lajme

Osmani: Kam insistuar që Këshilli i Evropës të jetë prioritet mbi prioritetet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka insistuar që anëtarësimi në Këshill të Evropës të jetë prioritet mbi prioritetin, raporton KosovaPress. Ajo ka thënë se është duke u punuar me Ministrinë e Diasporës rreth kësaj.

“Tashmë unë mendoj që është momentumi. Që nga zgjedhja ime si presidente dhe si udhëheqëse e politikës së jashtme kam insistuar që Këshilli i Evropës të jetë prioritet mbi prioritet sa i përket organizatave ndërkombëtare. Jemi duke punuar shumë afër me Ministrit e Punëve të Jashtme e cila ka përgatitur strategjinë mënyra si shkon procedura qe fillimisht të dërgohet aplikacioni, kërkesa pastaj Këshilli i Evropës emëron të deleguar që të vijnë në Kosovë për ta vlerësuar plotësimin e kritereve në fushat e ndryshme”, tha ajo.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

E sa i përket anëtarësimit në NATO, ajo ka thënë se duhet të shihet nga prizmi i sigurisë.

“Shkaku i zhvillimeve të fundit sidomos pas invazionit rus në Ukrainë dhe luftës që po ndodh atje ne po insistojmë që anëtarësimi në NATO i shteteve të reja të shikohet nga prizmi i sigurisë dhe jo vetëm nga prizmi i kritereve politike sepse sot prizmi i sigurisë është me i rëndësishëm nga të gjitha. Prandaj unë i kam shkruar edhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kësaj çështje dhe kam komunikuar edhe me shtetet e tjera duke pasur parasysh këto zhvillimet të fundit duke pas parasysh që Kosova është shteti më pro-NATO në botë dhe që anëtarësimi i të gjitha shteteve të kësaj pjese të Evropës më NATO do të nënkuptonte më shumë siguri, stabilitet dhe rrjedhimisht do të kishte më pak jo stabilitet në rajonin tonë. E kuptoj që vendimi final merret me unimanitet, por kjo nuk nënkupton që ne thjesht duhet të ulemi dhe të presim dhe mos të ndërmarrim asnjë hap drejt bindjes së atyre katër shteteve të NATO-s që nuk na kanë njohur, përkundrazi ne po punojmë shumë me këto katër shtetet që të mos ta bllokojnë anëtarësimin në NATO”, tha Osmani.

Lexo më shumë  Nxënësja e “Fan Nolit” në Tiranë: Në shkollë hyjnë me thika dhe shesin mend!  Mësuesit donin të bënim mësim që ne ta harronim 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *