KryesoreLajme

Osmani: Gjermania mbetet aleatja kyç

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se Gjermania mbështet aleatja kyçe për rrugëtimin euroatlantik, e edhe për çështje të sigurisë dhe ekonomisë.

Osmani të martën mbërriti në Gjermani, nga ku tha se me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock, rikonfirmuan “partneritetin e fortë”.

“Me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, rikonfirmuam partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euroatlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”, ka thënë Osmani në Facebook.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Osmani ka njoftuar se do të takohet edhe me presidentin gjerman, Frank Walter-Steinmeier.

YouTube player